Koronavirusi “pushton” botën, infekton 700,000 njerëz në 183 vende

Pandemia e koronavirusit deri tani ka infektuar më shumë se 700,000 njerëz në të gjithë botën.

Ka pasur të paktën 721.595 raste pozitove ku 33.881 janë viktima në 183 vende në botë.

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rekordin më të madh me 143.055 pacientë të konfirmuar me virus, nga të cilët 2,514 kanë vdekur.

Italia ka thyer rekordin e zi të vdekjeve nga koronavirusi, COVID-19, prej 10.779 personash nga 97.689 raste të konfirmuara. /albeu.com/


Shtuar 30.03.2020 18:11