Kërcet arma në Lushnjë, plagoset 31 vjeçari

Një i ri është plagosur me armë zjarri në Lushnjë mbrëmjen e sotme.

Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë që 31 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Policia Lushnjë/ Informacion paraprak

Në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 13.09.2020 17:42