Katër persona humbin jetën te Shefqet Ndroqi

Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Spitalin Shefqet Ndroqi.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë edhe 117 persona, ndërsa 44 persona janë shëruar.

Pacientët që nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” janë:

Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.

Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. /albeu.com/


Shtuar 28.07.2020 14:05