Një paciente me Covid-19 e cila kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese ka ndërruar jetë në Infektiv.
Pacientja ishte transferuar në spitalin Infektiv nga Shkodra shkruan abcnews.al.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, për lajmin ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë, ku thekson se pacientja nuk është në listën e viktimave të koronavirusit. Sipas ministrisë shkaku i vdekjes së pacientes sëmundja e rëndë e pankreasit
Reagimi i plotë
Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një paciente me COVID19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:
Gjatë ditës së ndërruar jetë në spitalin infektiv një 62-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë: pankreatiti nekrotizant.
62-vjeçarja që vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale, është sjellë ditën e djeshme në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID19, por pa shenja klinike të sëmundjes. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit.
Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’I referoheni njoftimeve zyrtare.
