Dyshohet për një tjetër të infektuar me koronavirus në Infektiv

Një tjetër rast i dyshuar i një pacienti të prekur me koronavirus ka mbërritur në spital infektiv. Sipas informacioneve një pacient nga u soll me urgjencë nga Sanatoriumi me ambulancë.

Mjekët të veshur me veshjet speciale e morën atë në barelë, për t’iu nënshtruar mjekimeve të mëtejshme shkruan shqip.

Në Spitalin Infektiv shkoi me nxitim edhe mjeku Tritan Kalo, i cili është pjesë e personelit të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT.

Në 24 orët e fundit janë shtuar 4 raste te reja, duke e çuar në 42 raste numrin e të prekurve. Nga këta, 3 janë në terapi intensive.


Shtuar 15.03.2020 16:01