Dy raste të reja, COVID-19 mbyll maternitetin në Vlorë

COVID-19 ka prekur edhe maternitetin në Vlorë duke mbyllur kështu shërbimet dhe stafi është futur në karantinë.

Dyshohet se materniteti është mbyllur, për shkak të dy rasteve me koronavirus.

Më konkretisht, të konfirmuar me COVID-19 janë infermierja e pavionit si dhe djali saj, infermier në urgjencë.

Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se infermierët janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Me gjasë, situata mund të jetë edhe më e rëndë, pasi burri i infermieres me COVID-19 të materniteti, punon infermier në psikiatri, kurse motra e saj është infermiere po në maternitet.

Pas këtyre rasteve, menjëherë ka nisur hetimi epidemiologjik.


Shtuar 17.06.2020 15:36