COVID-19 vret policin, dy javë më parë i vdiq edhe babai

Ndërron jetë tek Infektivi si pasojë e COVID-19 një punonjës policie.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshë të re, efektivi Ilir Nerguti.

Nerguti punonte në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Mësohet se 15 ditë më parë kishte ndërruar jetë edhe i ati i efektivit të policisë.


Shtuar 17.09.2020 19:55