COVID-19 pushton spitalin e Elbasanit: 1 mjek dhe 4 infermiere janë pozitiv me koronavirus

Një mjek pediatër dhe 4 infermiere në spitalin e Elbasanit kanë rezultuar me COVID-19.

Para dy ditësh pozitive rezultoi edhe bashkëshortja e pediatrit, e cila gjithashtu punon si kryeinfermiere në Gjinekologjik. Kujtojmë së pas shfaqjes se rasteve të para pozitive, në maternitetin e Elbasanit u mbyllën disa shërbime në këtë pavion, duke qëndruar hapur vetëm urgjenca gjinekologjike, pra lindjet.

Burime bëjnë me dije se është konfirmuar pozitiv me Covid- 19 edhe një efektiv i drejtorisë vendore të policisë së Elbasanit, lajm të cilin e këmi transmetuar një ditë më parë.

Efektivi është pjesë e shërbimit rrugor dhe mendohet se është infektuar nga drejtori i shërbimit rrugor në Elbasan i cili po ashtu u konfirmua me koronavirus pak ditë më parë.

Aktualisht nga radhët e forcave të rendit të Elbasanit janë 3 punonjës të konfirmuar me Covid-19. /albeu.com/


Shtuar 8.07.2020 17:27