“Çmenden” shqiptarët gjatë izolimit, plagosje e rëndë në Tropojë

Në pak orë ka ndodhur ngjarja e tretë e rëndë në Shqipëri.

Kësaj here tragjedia ka ndodhur në Tropojë aty ku është therur një person me thikë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Bujan të Tropojës, ndërkohe emri i personit të plagosur ende nuk bëhet me dije.

Burimet raportojnë se i plagosuri është nisur fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Tropojës por për shkak të gjendjes së rënduar është nisur drejt spitalit të Kukësit.

Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen ndërkohë që ende nuk ka informacione për emra të dyshuar. /albeu.com/


Shtuar 23.04.2020 20:44