Bie numri i vdekjeve, sa viktima u shënuan në 24 orët e fundit në Itali?

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar edhe 4.535 të infektuar duke shkuar në 124.632 numri i përgjithshëm i të prekurve.

Mediat italiane raportojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 681 njerëz duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

Italia është një ndër vendet më të dëmtuara në njerëz, shifra të cilat i kanë kaluar 15 000 viktima.


Shtuar 4.04.2020 16:13