Bie në liqen, mbytet një fëmijë i mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë.

Burimet bëjnë me dije se një fëmijë është mbytur sot në liqen, në “Parkun Japonez”, në qytetin e Korçës.

Për momentin nuk dihet identiteti i fëmijës dhe as shkaqet e ngjarjes.

Dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht në ujë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë. /albeu.com/


Shtuar 14.05.2020 14:52