Aksident i trefishtë në Pogradec, plagosen 3 persona mes tyre edhe një polic

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Pogradec.
Burimet nga vendngjarja bëjn ë me dije se në vendin e njohur si “Tuneli panoramik” janë përplasur 3 makina, ku kanë mbetur të lënduar 3 persona, mes tyre edhe një polic.

Burime bëjnë me dije se 3 automjete janë përfshirë në aksident ndërsa personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital.

Raportohet se punonjësi i policisë ka marrë plagë të lehta ndërsa ende nuk dihet gjendja e dy personave të tjerë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 28.01.2020 19:28