E ëma dhunonte barbarisht vajzën e saj, flet njerku: Drejtësia u vu në vend

Vajza 13-vjeçare e dhunuar sistematikisht nga nëna e saj është strehuar te të afërmit në një qytet tjetër.

Dy ditë pas transmetimit të këtij skandali, institucionet shtetërore kanë sistemuar vajzën e mitur. Bashkë me të, do të qëndrojë edhe vëllai i saj 5-vjeçar.

Dhuna e së ëmës ndaj të bijës u denoncua nga bashkëjetuesi i saj, i cili tha se tashmë drejtësia u vu në vend dhe se fëmijët janë sistemuar.

“Pas denoncimit tim në emisionin tuaj për problemin familjarë, drejtësia u vu në vend. bashkëjetuesja do të përballet me ligjin dhe do të vuaj pasoja t e veprimeve të saj karshi meje, karshi vajzës, karshi djalit.

Fëmijët tani janë të sigurt, të qetë ashtu siç dëshironin të ishin bashkë dhe unë pranova që të jenë bashkë, nën kontrollin e organeve kompetente. Drejtësia besoj se do të flasë ashtu siç i takon fjalës drejtësi.

Dua të falënderoj gjithë stafin tuaj dhe nuk do të le pa përmendur korrektësinë e organeve kompetente. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh ai.


Shtuar 22.01.2020 20:32