Dyshohej për meningit, a vdiqën për këtë shkak dy pacientët e tjerë?

Në vendin tonë ka vetëm 1 person që është konfirmuar zyrtarisht se ka humbur jetën nga meningiti. Bëhet fjalë për policin 27-vjeçar Metani.

Abcneës.al tregon rezultatin e analizave për dy personat e tjerë që u dyshuan për meningit ku konfirmohet se rezultati është negativ. Këto të dhëna i janë dërguar ISHP-së.

Burime thanë janë marrë tamponet dhe janë analizuar në laborator për një grua 33-vjeçe që vdiq në Durrës si dhe një burrë 30-vjeç që vdiq në Tiranë. Nga analizat që janë bërë, rezulton se janë negative sa i përket bakterit të meningokokut.

Nga se kanë vdekur?

Burimi tha se nuk janë analizuar shkaktarët e tjerë që mund të kenë çuar në mortalitet, dyshimi ka qenë për meningit dhe grip, por rezultuan negative.

Këto analiza u bënë pasi vdekjet ishin në kohë të afërt me shenja të ngjashme. “Eshtë një fenomen që ka ndodhur shumë shpejt. Bëhet fjalë për datat 8 dhe 9 janar. Jemi në punë e sipër dhe po marrim simptomat për tre pacientët që kanë ndërruar jetë” deklaroi Silva Bino pak ditë më parë.

Ajo sqaroi se “është infeksion i rrymës së gjakut nga meningokoku, që merret me rrugë frymëmarrje dhe persona që kanë imunitet të dobët, sidomos të rritur mund të bëjnë meningokok semi. Në varësi të ngarkesës së bakterit ai mund të jetë vetëm në gjak dhe shakton dëmtime të tilla sa nuk arrin të prekë cipën e trurit”.

Simptomat e meningjitit

Ky infeksion jep temperaturë, dhimbje koke, nauze të vjella, fotofobi (bezdi nga drita), përgjumje deri në koma dhe ngrirje të qafës. Mjekësia nuk bëhet dot nga studio apo interneti, bëhet nëpërmjet kontaktit me pacientin.

Nëse forma është më fulminante që në momentet e shfaqjes së temperaturës shfaqen brenda pak orësh njollat dhe tregon që kemi me meningokoksemi. Po dolën njollat risku është shumë i lartë.


Shtuar 16.01.2020 09:44