Digjet gjatë natës makina e nënkryetarit të bashkisë Peqin, çfarë dyshohet

Natën e të enjtes në Peqin është djegur makina e nënkryetarit të bashkisë.

Makina përdorej nga zëvendëskryetari aktual i kësaj bashkie z. Madrid Sula dhe në kohën që është djegur, makina gjendej shumë pranë rrugicës së Sulës.

Peqin

Gjatë natës së datës 30.01.2020 , në lagjen “Teqe”, Peqin, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyoto”, në pronësi të Bashkisë, Peqin.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan , për ngjarje aksidentale. /albeu.com/


Shtuar 1.02.2020 10:13