Do të shtyhet apo jo? Nesër pritet të mbarojë gjendja e fatkeqësisë natyrore

Nesër më 23 qershor, përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shqipëri, gjendje e vendosur për shkak të pandemisë së COVID-19.

Nuk dihet nëse do ketë një shtyrje të afatit, apo do të përfundojë këtë të martë.

Ndërkohë, situata në vend vijon të mbetet shqetësuese, me raste të shtuara çdo ditë, pas hapjes së madhe.

Shqetësues është fakti se dita-ditës ka rritje të numrit të të shtruarve në të vetmin spital Covid.

Mbi 80 pacientë po marrin aktualisht shërbim, 10 prej të cilëve në terapi intensive. /albeu.com/


Shtuar 22.06.2020 19:03