“Do të paguhen një më një!”, OSHEE reagon pas fjalës së Ramës: Ja si do t’i paguani lekët

Qeveria deklaroi sot se pagesat e dritave nuk do të ndalen për shkak të situatës së koronavirusit.

OSHEE ka njoftuar se pagesa mund të bëhet online përmes faqes zyrtare, oshee.al, aplikacioneve bankare dhe portalit e-albania.

Mënyra e pagesës online bëhet me anë të një regjistrimi duke future të dhënat që kërkohen.

Metoda tjetër është tek sportelet, të cilat janë të hapura cdo ditë nga ora 07:00 – 13:00.

OSHEE njofton se mund të përdoren edhe sportelet e postës, bankave dhe transferimit të parave.


Shtuar 25.03.2020 18:55