“Do të bëjmë luftë, aty do vdes”, banorët paralajmërime të forta nga Astiri

Ditën e sotme në Astir ka nisur sërish prishja e objekteve në kuadër të projektit për Unazën e Madhe.

Rreth 60 objekte do të shemben sot ndërkohë që banorët akoma vazhdojnë rrinë para banesave të tyre.

“S’ka koment me këtë shtet, me çfarë ti mbrojmë, nuk kemi me çfarë ti mbrojmë. Kanë ardhur kanë vendosur gishtin dhe do ti ti prishin”, tha një banor.

“Do të bëjmë luftë, aty do vdes, si të më prishet shtëpia ku të shkoj. Si të sillen ata do sillemi edhe ne”, paralajmëroi një banor tjetër. /albeu.com/


Shtuar 5.03.2020 07:38