Djegia e dokumenteve të tenderave, Rama shuan heshtjen

“Si mund të jenë sekret tendera që bëhen me pjesëmarrjen e shumë operatorëve…”

Kryeministri Edi Rama, gjatë lidhjes LIVE me gazetarët është pyetur nga ata për akuzat e PD se në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur kontratat e tenderave sekretë.

Ai tha prerazi se nuk ka asnjë tender sekretë. Kreu i qeverisë, duke qëndruar në të njëjtën linjë u shpreh se nuk ka vullnet që të merret me akuzat e opozitës.

Ai ka kërkuar nga gazetarët që të investigojnë, dhe nëse gjejnë diçka të paligjshme, ta bëjnë publike.

“Nuk kam vullnet të merrem me opozitën, dhe mendoj se është e turpshme ajo që opozita ka bërë. Tenderat sekretë nuk ekzistojnë.

Si mund të jenë sekret tendera që bëhen me pjesëmarrjen e shumë operatorëve. Ju investigoni dhe nëse gjeni diçka tjetër, na e bëni me dije”.


Shtuar 12.05.2020 14:21