Dje 60 përfunduan në spital, nxënësit e gjimnazit në Fier vazhdojnë mësimin

Rreth 60 persona shumica prej tyre nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier përfunduan në spital të helmuar për shkaqe akoma të paqarta.

Mëngjesin e sotëm nxënësit janë rikthyer në shkollë pasi kanë lënë të gjitha mjetet mësimore ditën e djeshme dhe janë larguar kush për në spital e kush për në banesat e tyre pas alarmit që tronditi vendin për disa orë me radhë pasi nuk kuptohej çfarë po ndodhte.

Mësohet se ata janë rikthyer për të marrë mjetet mësimore si dhe për të mësuar rreth fillimit të procesit mësimor pavarësisht se deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të nisë, e ndërsa nuk ka një version përfundimtar për ngjarjen, në afërsi të shkollës janë parë forca policie.


Shtuar 5.03.2020 07:34