Ditë me diell, por temperaturat ulen: Si pritet të jetë moti në vazhdim

Vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët, pa rrezikuar reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14º në 27ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 36ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verlindir-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 13ºC deri në 31ºC dhe në zonat e ulëta nga 18ºC në 32ºC.


Shtuar 15.09.2020 06:06