Dhunoi gruan, kush është “trimi” që fyu e kërcënoi gjyqtarin në sallën e gjyqit

Një shtetas do të gjykohej në Gjykata për dhunë ndaj gruas së tij, dhe jo vetëm që nuk ishte penduar por ka fyer gjyqtarin dhe ka kërcënuar rojën e sigurisë.

Nën akuzën e “Fyerjes së gjyqtarit” dhe “Kanosjes’ është vënë në pranga Klodian Dhëmbi, 40 vjeç, banues në fshatin Barmash, Kolonjë, i dënuar më parë për veprën “Dhuna në familje”.

I ndaluari akuzohet për ngjarjen e ndodhur këtë të martë gjatë seancës e cila zhvillohej në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Seanca po mbahej për pajisjen me urdhër mbrojtje të bashkëshortes së tij S. Dhëmbi, 37 vjeçe, banuese në fshatin Bulgarec, Korçë, ku 40-vjeçari ka fyer gjyqtarin e çështjes A. L., si edhe ka kanosur me fjalë 37-vjeçaren dhe rojën e sigurisë së Gjykatës, shtetasin I. B.

Ndaj të dyshuarit, hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës.


Shtuar 24.06.2020 12:52