Përpara ndeshjes së sotme Atalanta-Lazio në kuadër të javës së 27-ë të kampionatit italian, përfaqësuesit e klubit bardhekaltër vendosën një kurorë me lule në varrezat e viktimave të koronavirusit në Bergamo.
Futbollisti Marco Parolo së bashku me ish-lojtarin e Lacios Angelo Peruzzi kryen homazhe në varrezat e viktimave të koronavirusit në Bergamo, i cili pësoi goditjen më të rëndë prej koronavirusit.
Sfida e sotme do të luhet në orën 21:45 dhe gjesti i përfaqësuesve të Lazios është mirëpritur nga tifozët e Atalantës.