Menjëherë pas shkarkimit të ambasadores, postin e merr vajza e ish-ministrit socialist

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj shkaktoi një sërë shkarkimesh në ambasaden shqiptare në Greqi.

Ndër të shkarkuarit ishte edhe ambasadorja Ardiana Hobdari.

Shkarkimi erdhi pas një sërë ankesash nga qytetarët shqiptarë në Greqi, të bëra të ditura edhe në media.

Burime pranë ministrisë së Jashtme bëjnë me dije se ministri Cakaj ka propozuar në vend të Hobdarit, Luela Hajdaragaj si ambasadore e re e Shqipërisë në Athinë.

Luela Hajdaraga mësohet se është vajza e ish-ministrit socialist të Mbrojtjes Luan Hajdaraga i cili u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë pak kohë më parë.


Shtuar 8.07.2020 15:03