Detajet e fundit: U ekzekutua me silenciator, ky është 40-vjeçari që u vra tek Komuna e Parisit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën pak minuta më parë ku sipas informacioneve të para është ekzekutuar një shtetas me armë zjarri.

Viktima mësohet të jetë shtetas Hekuran Billa, 40-vjeç.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në “Komunën e Parisit”, pranë qëndrës “Kristal”.

Sipas informacioneve që vijnë nga vendngjarja bëjnë me dije se banorët e zonës nuk kanë dëgjuar krisma, gjë që lë dyshime se shënjestra është ekzekutuar me silenciator.

Trupi i pajetë i Hekuran Billës është gjetur brenda një makine ndërkohë zona është blinduar nga forcat speciale të cilët janë në kërkim të autorit. /albeu.com/


Shtuar 11.06.2020 20:36