Arrestohet shqiptari në Greqi, akuzohet se torturoi deri në vdekje 85-vjeçarin për para

40-vjeçari shqiptar u arrestua për vrasje që kishte kryer pesë vjet më parë në Plagiari, Selanik gjatë një vjedhje me dhunë.

I arrestuari, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, kishin torturuar për vdekje një 85-vjeçar vendas për t’u thënë atyre ku i fshihte paratë e tij.

Ai ishte në pritje të urdhërit të arrestit nga autoritete vendore të Selanikut, ku identifikua si një nga autorët e vrasjeve dhe grabitjeve të 85-vjeçarit, më 15 gusht 2015.

Rasti kishte tronditur komunitetin lokal, si dhe tërë vendin, pasi të moshuarit ishin torturuar për vdekje nga dy autorët.


Shtuar 6.02.2020 15:09