DETAJET/ Aksidentohet ambulanca, zbardhet emri i viktimës që po dërgohej drejt Tiranës (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier.

Një ambulancë ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e pacientit që po transportonte drejt Tiranës.

Nebi Marku është viktima e aksidentit në Lushnje, i cili po transportohej si pacient nga Saranda drejt Tiranës.

Ambulanca tentoi të parakalojë një automjet në fshatin Krutje dhe më pas u përplas me barrierat metalike duke u rrokullisur disa herë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përveç shoferit, e plagosur ka mbetur edhe një infermiere. /albeu.com/


Shtuar 25.05.2020 17:00