DETAJET/ 8-vjeçari bie në rezervuar e gjen vdekjen, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Një fëmijë 8 vjeç është mbytur në një rezervuar tek “Parku Japonez” në Korçë.

Policia bën me dije se shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak:

Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.

Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Shtuar 14.05.2020 15:13