I prekur me COVID-19, dërgohet me urgjencë në Turqi shefi i ORL në QSUT

Shefi i Shërbimit të Otorinolaringologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, dr. Besim Boçi, raportohet se është dërguar me urgjencë në një spital në Stamboll të Turqisë.

Dërgimi i Boçit në Turqi është bërë për shkak të rëndimit të gjendjes së tij pas infektimit me COVID-19.

Mësohet se shefi i ORL në atë që shumë e njohin si spitali francez shoqërohet edhe nga mjeku i Infektivit, Pëllumb Pipero.


Shtuar 23.09.2020 22:00