Del pozitive me COVID-19 drejtoresha, mbyllet drejtoria Arsimore e Elbasanit

ISHP konfirmoi 19 raste me koronavirus në raportimin e ditës së sotme për Elbasanin duke shënuar kështu shifrën më të lartë brenda 24 orëve që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë, e infektuar është edhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Elbasanit duke bërë kështu që të mbyllet kjo drejtori.

Elbasani numëron aktualisht 64 raste aktive me koronavirus, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë rreth kanë ndërruar jetë 7 pacientë. /abcnews


Shtuar 8.08.2020 20:12