Dëbora po pushton zonat malore, ARRSH: Qarkullohet pa zinxhirë!

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se reshjet e dëborës vijojnë të bien në zonat malore.

ARRSH njofton se në të gjitha segmentet rrugore në vend qarkullohet pa zhinxhirë.

Njoftimi:

Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore në vend Rajoni Verior Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës por pa sjellë probleme për qarkullimin.

Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë nuk ka probleme në qarkullim. Rajoni Qendror Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.

Rajoni Jugor Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:

– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë

– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë

– Boboshticë-Dardhë

– Korçë-Voskopojë

– Zëmblak-Goricë.

Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.

#UdhëtoniTëSigut

#RrugëtKombëtare

#PërShqipërinëQëDuam

Foto të akseve rrugore në vend /albeu.com/

Dëbora po pushton zonat malore, ARRSH: Qarkullohet pa zinxhirë!


Shtuar 5.01.2020 15:15