Dash Shehi : Axhenda e Ramës nuk ishte pandemia, por shembja e teatrit!

Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi thotë se shembja e godinës së Teatrit Kombëtar tregoi se axhenda e kryeministrit Edi Rama nuk ishte pandemia Covid-19. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Shehi shtoi se ccështja e teatrit ka prapavijë politike.
“Koha e tregoi.

Shembja e teatrit nxorri në pah axhendën reale të Ramës, nuk ka qënë kurrë pandemia. I gjithë ky proces ndërprehet për të bërë një xhest të dhunshëm, që unë t’i jap sinjal shqiptarëvë që këtu i forti jam unë. Edhe ato që bëjnë zhurmë i sjell 1000 policë e i përzë kollaj. Axhenda ime është kjo. Axhendat e tjera janë të popullit, ato janë të dorës së dytë.

Momenti është oportun, Europa se ka mendjen se gjithsekush ka pandeminë e vetë. Mbrëmë do të ishin 10 mijë veta jo aq sa ishin, por Shqipëria është e mbyllur dhe njerëzit nuk vijnë dot. Edhe shumë në Tiranë nuk dolën se kanë frikë nga sëmundja dhe është normale”

Nga ana tjetër Shehi tha se me shembjen e teatrit qeveria i hapi sytë ndërkombëtarëve.

“E para e ngriti opozitën nga ai lloj gjumi që ishte. E bëri të qartë që konfrontimi me të do të jetë 360 gradë. I tha ndërkombëtarëve që ka axhendën e vet. Me një dhunë të ekzagjëruar, s’është nëvoja të vish me policë pa numër, nuk është nevoja për policë të armatosur, të tërhëqesh Lelën zvarrë.

Po lodhëshim ne që t’i tregonim të huajve që ky nuk është normal, ai na bëri nder. E tregoi veten dhe axhendën e tij personale. Dhe e bëri pikërisht në një kohë që ne kishim futur një gisht të këmbës në Europë.

Këtu gaboi. Po ditën që shkruam një gjysmë letre për mëshirë, ata e kuptuan që ky djali i Tiranës është duke ndjekur axhenden personale, jo axhendën politike.”- tha Dashamir Shehi në Përballë.


Shtuar 19.05.2020 20:56