Dalin rezultatet e analizave për 18 persona të testuar nga koronavirusi në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së “Task Forcës” ka bërë me dije se 18 personat e testuar për koronavirus kanë rezultuar negativë.

“Shqipëria nuk mund të jetë imun ndaj një rreziku si koronavirusi, por jemi bashkë për të bërë më të mirën e mundshme.

Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative.

Përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues, ka nisur puna për të shpërndarë 1.2 mln maska kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitale. 1 mln dollarë janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të pasur stokun e mjaftueshëm për çdo skenar potencial”, u shpreh Manastirliu.


Shtuar 28.02.2020 12:03