Dalin pamjet në aeroport, Rama mbërrin në Moskë (VIDEO)

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ka mbërritur në Moskë të Rusisë.

Në Rusi kryeministri i Shqipërisë, shkon nën petkun e shefit të OSBE-së, ku ditën e nesërme pritet të takohet me shefin e diplomacisë ruse Lavrov. Kryetema e këtij takimi pritet të jetë situata e tensionuar në kufirin Rusi-Ukrainë.

Kujtojmë se më herët kryeministri Rama ka folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku parashtroi edhe 3 prioritetet e tij në misionin e ri duke e nisur me Ukrainën.

Teksa tregoi për vizitën e tij të parë në Ukrainë para disa ditësh, kreu i qeverisë tha se mbështet përpjekjet tripalëshe për paqen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
‘Veprimtaria jonë do mbështetet në 3 shtylla. Do mbështesim përpjekjet tripalëshe por duhet vullnet politik nga të gjitha anët, pasi ai është kyç për paqen. Sigurova homologët për përpjeket e mia për paqe.’ – tha Rama./TCH


Shtuar 25.02.2020 15:14