COVID-19 shkakton mbi 66 mijë viktima në SHBA

SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë, duke shënuar rreth 67 mijë viktima.

Por ekspertët dyshojnë se numri real i personave që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi, mund të jetë shumë më i lartë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raporton se vdekjet totale në shtatë prej vendeve të prekura, ishin pothuajse 50% më të larta se ato që janë raportuar për periudhën 8 mars deri në 11 prill.

Sipas studiuesve, rreth 9 mijë persona të tjerë mund të kenë humbur jetën nga COVID-19. Nëse kjo gjë do të vërtetohej, atëherë numri i viktimave do të shkonte në rreth 76 mijë.

Deri më tani SHBA numëron 1,152,328 raste infektimi.


Shtuar 2.05.2020 20:09