Çfarë do t’a ndalojë përhapjen globale të koronavirusit? Përgjigjet kreu i OBSH-së

Vetëm një vaksina mund t’i japë fund koronavirusit.

Tedros Adhanom Ghebreyesus nga OBSH tha në një konferencë për media se “lidhja” që kanë shtetet në botë me njera tjetren nënkupton që rreziku i riaktivizimit të Covid-19 do të vazhdojë të jetë real.

“Në fund të fundit, zhvillimi dhe shpërndarja e një vaksine të sigurt dhe efektive do të jetë e nevojshme për të ndërprerë plotësisht transmetimin,” tha Dr Tedros.

Shumica e ekspertëve thonë se një vaksinë që u jep njerëzve imunitetin ndaj koronavirusit nuk do të zhvillohet dhe prodhohet në masë për të paktën një vit.

Ndërsa disa vende konsiderojnë heqjen e kufizimeve të distancës sociale, kreu i OBSH, Tedros paralajmëroi që të mos e bënin këtë derisa të “zënë vend masat e duhura për shëndetin e qytetarëve”.


Shtuar 13.04.2020 20:48