“Çdo marrëveshje është mashtrim”, përplasen Vasili dhe Rudina Hajdari

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar mbrëmë në opinion ka pasur një përplsje me deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari.

Në një kohë kur ditën e djeshme u realizua një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancës, kjo përplasje i zbeh edhe më shumë shpresat.

Petrit Vasili: Zonja Hajdari ka lindur nga ky sistem si mund ta monitorojë atë…

Rudina Hajdari: Pikërisht se vetëm brenda sistemit mund të ndryshosh diçka…Zoti Vasili te lutem se ky argument nuk pi me uje.

Petrit Vasili: Mos na bëj zhurmuesin… Po lere moj se s’të shkon kjo zhurmë këtu, po pusho… pusho… qetësohu moj zonje. Ore do pushosh apo s’do pushosh? Zonja është produkt i këtij sistemi dhe nuk mund të jetë garante…

Rudina Hajdari: Po lere se s’të pi ujë ky argument.

Petrit Vasili: Ky mision është një mision i pamundur, sepse zonja Hajdari mori një pozicion që moralisht është i papranueshëm për ne, që qënkërka vëzhguesja, ka monopolin e ndershmërisë absolute dhe vëzhgon ne tre të tjerët…

Rudina Hajdari: Kur flisni ju për moral, këtu unë e lë debatin fare.

Petrit Vasili: Një zonjë që është pjellë e këtij sistemi, nuk e ka këtë mision…

Rudina Hajdari: Unë kam qenë pjesë e PD që kur kam lindur.

Petrit Vasili: Moj po lere se kemi lindur para teje ne, po lere tashi…

Rudina Hajdari: Nuk jam nga ato ardhjet që mendon ti…


Shtuar 15.01.2020 09:14