Britania e madhe vendos rekord të zi: COVID-19 shkakton 953 të vdekur në 24 orë!

Britania e Madhe ka shënuar 953 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo është shifra më e lartë që ka regjistruar që prej shpërthimit të pandemisë.

Numri total i viktimave ka arritur në 8,931, ndërsa i të infektuarve në 65,077.

Ndërkohë thuhet se vatra më e madhe pas Italisë dhe Spanjës do të jetë Britania e Madhe.


Shtuar 10.04.2020 16:33