“Bombat”, 50 emigrantë tentojnë të futen në Shqipëri nga Kapshtica

Mbi 50 shtetas shqiptarë janë bllokuar në Kapshticë dhe nuk lejohen të futen në Shqipëri.

Burra, gra, të moshuar dhe fëmijë kanë 24 orë të bllokuar në kufirin Greqi-Shqipëri dhe e kanë kaluar natën jashtë, në tokë neutrale.

Njëri prej tyre, në një prononcim për mediat, i ka bërë thirrje shtetit për ndihmë.

“Është ftohtë. Mes nesh ka persona të sëmurë. Njoftuam ambulancen dhe nuk na erdhi. Kemi familjet tona në Shqipëri”.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kufijtë nuk do të hapen deri sa të marrë fund pandemia e koronavirusit. Rama i ka quajtuar ata “mine me sahat”.

“Mos kërkoni dhe mos tentoni të vini sepse kufiri është i mbyllur. Ne nuk jemi një vend që mund të përballojmë hapjen e kufijve dhe të mbledhim të gjitha bombat këtu ndërkohë që jemi duke iu afruar mesit të kësaj lufte. Ruani veten tuaj dhe familjet tuaja. Rrini atje ku rrini”, tha ai.


Shtuar 5.04.2020 08:42