Berisha del mes protestës për teatrin: Duhet shpallur ditë zie!

Pak më parë, protestës që po mbahet pas shembjes së teatrit i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Sot së pari prishjen e Teatrit e cilësoj si një genocid të vertetë kulturor. Edi Rama ndërtonte lumturinë e tij me ikonat e vjedhura në këto kisha.

Zhdukja e bizhusë së këtij kryeqyteti i cili ishte në rrafshin arkitekturor, pozicionim, por edhe me historinë e tij të pasur një vlerë e paçmuar për qytetin e Tiranës dhe për Shqipërinë.

Duhet të dini se në diktaturë asnjë institucion tjetër shqiptar nuk ka bërë përpjekje, antikonfomiste sa Teatri ynë Kombëtar.

Artistë të cilët i jepnin publikut shqiptar vepra të deramatugëve botëror, më të cilët ata ishin të vetmit në seknë që përpiqeshin të ishin një zë ndryshe në diktaturën enversite.

Ata paguan çmime shumë prej tyre me largime të dEtyruara, dhe këtë ja rrafshoi i bir i xhelatit. I ati i Edi Ramës, gdhendte portretin e Enver Hoxhës, kur artistët interpretonin veprat e Arturo Ui.

Dhe ky tani e merr këtë histori dhe e rrafshon në menyrë më të pabesë, si një hienë e poshtër politike, si një hienë që nuk ka asnjë fijë morali.

Unë do të shpallja një zie kombëtar e për rrafshimin e sombolit të Tiranës. E konsideroj atë si një genocind kulturor. Motivi është i qartë paraja, paraja dhe vetëm paraja.

Ishte një tregues poshtërise i kryeministrit Edi Rama. Ishtë një flliqësi. Kam dalë këtu për qytetarët të cilët u treguan të pamposhtur dhe protestuan.”- tha Berisha.


Shtuar 18.05.2020 16:10