BE e rikonfirmon: S’ka anëtarësim pa njohje nga gjithë unioni (VIDEO)

Bashkimi Evropian e ka rikonfirmuar një gjë të hidhur Kosovës.

Shteti më i ri në kontinent nuk mund të aplikoj për anëtarësim në union, ani se mund të ketë synime të tilla.

Pesë nga 27 vendet anëtare të Bllokut, nuk e pranojnë Kosovën shtet të pavarur e sovran. E ky fakt u përmend edhe këtë javë në Bruksel, njofton Klan Kosova.

Në periudhën kohore prej një muaji Klan Kosova, ka kontaktuar në zyrat kryesore politike të Spanjës, Greqisë, Sllovakisë, Qipros e Rumanisë, për të parë, nëse do ndryshojnë mendim për njohjen e Kosovës.

Por, përgjigjet dolën gati identike – pesëshja pret se cili do të jetë bilanci i marrëveshjes finale Kosovë-Serbi në dialogun e Brukselit, e pastaj do ta rishqyrtojë qëndrimin.

/klankosova/


Shtuar 10.09.2020 19:28