Banda e shqiptarëve dhunon dhe grabit biznesmenin grek në Mykonos

Një bandë shqiptarësh prej katër personash kanë sulmuar dhe grabitur pronarin e një taverne ne Greqi.

Sipas mediave fqinje shqiptarët kanë grabitur shtëpinë e tij në Mykono.

Biznesmeni i njohur, Nikos Skepathianos e kishte kuptuar se ishte duke u grabitur kur hajdutet kishin shkuar per te marre parate nga kasaforta. Kur ai eshte perpjekur t’i ndaloje, atëherë autorët janë kthyer dhe kanë goditur me grushta dhe shkelma.

Keshtu ata e detyruan që te hapte kasafortën dhe t’i jepte lekët. Nën kërcënimin e armës biznesmeni i ka dhënë 4 shqiptarëve 12.000 euro.

Ka qenë vajza e biznesmenit që ka dëgjuar zërat dhe ka telefonuar policinë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për të bërë të mundur identifikim e personave.

Mediat greke shkruajne se banda e shqiptareve ishte e mireorganizuar dhe ata e dinin që biznesmeni po largohej nga taverna me gruan e tij, rreth mesnatës. Ata kishin llogaritur kohën që i duhej biznesmenit për të arritur në shtëpinë e tij.

Autorët e dinin për ekzistencën e kasafortës, pasi e dinin që pronari i tavernës mbart me vete të ardhurat e ditës, të cilat nuk janë të papërfillshme, pasi taverna e peshkut e Nikos Skepathianos është një nga më të vjetrat në ishull dhe funksionon kryesisht me lundrime dhe bën xhiro shumë të mira.


Shtuar 7.09.2020 20:19