ATENTATI/ Artan Hoxha: I njëjti grup kreu edhe atentatin e bujshëm në Elbasan

Gazetari Artan Hoxha thotë se vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës mund të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës që lidhen me humbjen e 50 kg kokainë në Londër.

Hoxha në fjalën e tij thekson se ekzekutimi i vëllezërve në Durrës është i njëjtë me një sërë ekzekutimesh që janë bërë në shumë qytete siç është në Elbasan, ku në vitin 2019 në Bradashesh është goditur fuoristrada e Endrit Alibeajt, bashkë me xhaxhanë e tij dhe një shtetas turk.

“Historia është e ngjashme me atë të Jan Prengës, ky grup vrasësish që ka kryer vrasësjen e Durrësit i ndaluari akuzohet se ka kryer edhe vrasje të tjera.

Siç është vrasja në Bradashesh ku udhëtonte Endrit Alibeajt (Dylgjeri), bashkë me xhaxhain e tij dhe një shtetas turk, ku shenjestër ishte turku dhe Endriti, por fatmirësisht autorët nuk kanë goditur makinën tjetër që ishin familjarët.

Atentati tjetër ishte ai i korrikut të 2019 ku në fshatin Paper në aksin Elbasan-Peqin ku u është bërë atentat vëllezerve Brahio Klevi dhe Aldo ku humbi jetën Klevi dhe u plagos rëndë vëllai i tij dhe në rastin konkret nuk u bë i mundur zbulimi i autorit.

Gjithashtu atentati tjetër është Andi Zylifi i cili kishte ardhur në 10 dhjetor nga Holanda dhe tre ditë më vonë është vrarë ai ishte kushuri i Endrit Alibeaj, gjithashtu në gusht të vitit 2019 Sherif Vlashi që është ekzekutuar sapo ka dalë nga banesa, sapo kishte ardhur në Shqipëri.

Të gjithë këto ngjarje Elbasan, Durrës dhe Peqin tregon se i njëjti grup ka goditur jo për llogari të vet, pasi nuk më rezulton se kanë një bandë mbi krye por funksionojnë në bazë të porosive, nëse do të ishte mbajtë pak më shumë i fshehtë emri i bashkëpuntorit Klevis Alla do të bëhej më i mundur zbulimi i pjestarëve të tjerë që kanë bërë një seri vrasjes.

E kam thënë dhe më parë se kemi të bëjmë me një grup ekzekutorësh që largimin nga skena e krimit e kishim pa gjurmë përveç në rastin e Bradasheshit. Dhe në rastin e vrasjes së vëllezërve Haxhia ato nuk e dogjën makinën.”, është shprehur Hoxha në ABC News. /Abcnews


Shtuar 5.05.2020 15:34