Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta artistja në moshë të re

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare violinistja e njohur e orkestrës filharmonike të Shkodrës Ruska Ruçi- Piraniqi. Ndarja e saj e parakohshme nga jeta ka pikëlluar shumë artistë dhe bashkëpunëtorë.

Qyteti i Shkodrës ka humbur një nga artistët që me përkushtimin dhe punën ka lënë gjurmë në jetën artistike të qytetit të Shkodrës dhe më gjërë.

Të lidhura

None found

Kolegët dhe të afërmit e violinistes shprehen se gjatë gjithë jetës së saj ka rrezatuar mirësi, si në profesion ashtu edhe në jetën private.

Ruska Ruci-Piraniqi lindi në Shkodër, mbaroi Shkollën e Muzikës, më pas Liceun Artistik në Tiranë. Ajo ka dhënë kontributin e saj në arsim por edhe në vatrat e kulturës së asaj kohe në rrethinat e Shkodrës si në Gur të Zi dhe në Juban, duke u bërë edhe drejtuese.

Ruska Ruçi ka qenë pjesë për shumë vite në orkestren filarmonike të Shkodrës, deri në vitin 1998. Më pas u zhvendos në Itali ku asnjëherë nuk e ndal punën e saj si instrumentiste.


Shtuar 31.07.2020 08:48