Anashkaloi urdhrat e kryeministrit, Rama pezullon nga detyra shefin e Qarkullimit Rrugor

Teksa qeveria ka shtrënguar masat për parandalimin e përhapjes së
koronavirusit, shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmetaj, nuk i është bindur ligjit.

Ai është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet për shkelje gjatë ditëve të fundit, kur Shqipëria është shndërruar në një “karantinë” të madhe.

Ahmetajt i është komunikuar urdhri i pezullimit nga titullarët e Rendit dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pas një kërkese të kryeministrit Edi Rama.

Në vend të Erion Ahmetaj është komanduar Taulant Gjoka, i cili ka mbajtur deri më tani detyrën e Komandantit të Trafikut të Tiranës.

Gjithashtu, mësohet se është larguar nga detyra edhe Shefi i Policisë Rrugore të Durrësit, Pal Marku.

Erion Ahmetaj u emërua në krye të Policisë së kryeqytetit në Maj 2017.


Shtuar 20.03.2020 10:11