Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Mos rrini në Shqipëri, ndiqni këtë linjë udhëtimi

Ambasada Amerikane në Shqipëri, u kërkon qytetarëve amerikanë që të organizojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara. Në një njoftim zyrtar, Ambasada i ka kërkuar shtetasve të saj, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për vetëm një periudhë të caktuar që të nisen menjëherë për në atdhe, duke kaluar tranzit për nga Stambolli.

Njoftimi

Ambasada e SHBA nxit qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar. Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania. Nuk ka asnjë information të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara.


Shtuar 25.03.2020 12:49