Alarmuese! 691 punonjës shëndetësie rezultojnë pozitiv ndaj koronavirusit

Numri total i viktimave në shtetin fqinj ka mbërritur në 1266, ndërsa të infektuar janë konfirmuar 17,660 që kur shpërtheu epidemia.

691 punonjës të sistemit shëndetësor në Lombardi të Italisë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Numrat e fundit janë zbuluar mbrëmjen e kaluar dhe mes tyre përfshihen mjekë, infermierë dhe teknikë.

Sindikata më e madhe e mjekëve italianë të spitalit Anaao Assomed tregon se në Lombardi, stafi i infektuar është i barabartë me 12% të pacientëve të përgjithshëm me koronavirus në rajon.

Gjatë orëve të fundit janë regjistruar 250 persona të vdekur në Itali.


Shtuar 13.03.2020 20:55