Denoncimi në Albeu.com: Çfarë shkaktoi aksidentin me 6 të plagosur në Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Ngjarja ka ndodhur në urën e lumit Drin, ndërsa të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital.

Ndërkohë në redaksinë e Albeut ka ardhur një denoncim nga një dëshmitar që tregon se shkak i aksidentit është bërë një gropë në rrugë për të cilën nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përgjegjëse.

Sipas denoncimit gropa ishte shumë e rrezikshme dhe një burim i sigurt aksidenti.

Për më tepër mund të ndiqni galerinë që shoqëron këtë lajm ku pamjet janë edhe më të qarta. /albeu.com/


Shtuar 13.01.2020 10:13