Aksident i rëndë: Përplasen dy makina, njëra shpërthen në flakë

Një aksident i rëndë ndodhi pak çaste më parë, në aksin Elbasan-Peqin.

Në aksidentin e ndodhur pranë fshatit Lolaj, dy makina raportohet paraprakisht se janë përfshirë në aksident.

Si pasojë e përplasjes së fortë njëra nga makinat është shkrumbuar dhe ka marrë flakë.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga aksidenti.

Zjarrëfiksa dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.


Shtuar 17.08.2020 16:23