Aksident i rëndë, i moshuari italian i merr jetën shqiptares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali,

Mësohet se një grua gjeti vdekjen në një aksident rrugor rreth orës 12:00 të ditës së sotme në Itali.

Viktima është shqiptarja Suzana Methasani, e cila jetonte prej vitesh në Valencia.

Një automjet drejtuar nga një burrë 81 vjeçar, banues në zonë ishte shkaktar i aksidentit.

Policia bashkiake ndërhyri dhe agjentët po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e aksidentit. Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë urgjencë, por nuk mund të bënte asgjë për gruan 57 vjeçare.


Shtuar 15.07.2020 18:57